LEDRI “JOSH” ALBUMIN E TIJ TE RADHES ME “PERSHENDETJE HEJTER”

by Kuratori
0 comment

Hip-Hop artisti I mirënjohur  Ledri Vula është gati të publikojë albumin e tij të radhës. Kjo nuk është hamendje, por një mesazh I bashkëngjitur në videon e tij të parë të këtij projekti “Pershendetje Hejter” e konfirmon këtë fakt. Kjo Këngë e gjen Ledrin në gjendje retrospektivë, teksa merr në analizë ngjarjet jo muzikore për të cilat është përfolur në vitin 2012 dhe se si komentet online kanë ndikuar tek ai.

Nga ngjarjet me Baba Stars, Noizy apo dhe Dafina Zeqirin dhe mënyra se si reaguan komentuesit online Ledri ndan qe e kanë ndikuar deri në pikën e vetflijimit. “Përshëndetje Hejter” e gjen artistin nga Prishtina me një stil që përfaqëson atë që mund ta quajmë “Hip-Hop puritan”, sinjale këto që tregojnë se Ledri ka shkuar në rrënjën e kulturës në këtë album, mbase duke marrë parasysh që 2023 është dhe vit jubilar për kulturën (plot 50 vite).

“Përshëndetje Hejter” ka kthyer kokat e artistëve si underground ashtu dhe ato të estradës dhe aktualisht feedback për këtë këngë është tejet pozitiv. Instrumentalja është produksion I Lis Berishaj, I cili pas një beat të suksesshëm eksperimental si ai I UMA LOVE kësaj radhe I ka dorëzuar Ledrit një beat “Old School”. Video është drejtuar nga bashkëpunëtorët e zakonshëm të Ledrit, SUPERCUT Studio.

Në fund të videos Ledri gjithashtu lajmëron albumin e tij të ri me titull “Një Goat Për Ty”, i cili do të publikohet në muajin maj.

Për ata që ende nuk e kanë dëgjuar këngën, klikoni më poshtë.

You may also like

Leave a Comment